Që nga viti 2019 në Kosovë janë regjistruar gjithsej 93 raste me HIV. Numri i të prekurve me HIV ka pësuar rritje nga viti në vit.
Përderisa në vitin 2019 kanë qenë vetëm shtatë raste me HIV, në vitin 2024 numri i personave të prekur me HIV është rritur dukshëm dhe se numri i personave të diagnostikuar me HIV ka arritur në 34-tër.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) gjatë vitit 2019 të prekur me HIV ishin 7 persona. Dy nga të prekurit ishin femra dhe 5 meshkuj.
Në vitin 2020 numri i personave të prekur me HIV kishte rënë në dy, një femër dhe një mashkull.
Ndërkaq në vititn 2021 numri i të prekurve me HIV kishte arritur në nëntë. Nga të prekurit me HIV vetëm një ishte femër, ndërkaq 8 të tjerë ishin meshkuj.
E numri vazhdoi të rritet në vitin pasues. Vetëm gjatë vitit 2022 në Kosovë janë regjistruar 21 raste me HIV. Prej tyre 1 femër dhe 20 meshkuj.
Gjatë vitit 2023 numri i të prekurve me HIV ishte 20. Në këtë vit nuk u regjistrua asnjë femër e prekur me HIV dhe 20 nga ta ishin meshkuj. Ndërkaq në vitin 2024 në Kosovë janë regjistruar gjithsej 34 raste me HIV. Prej tyre 3 femra e 31 meshkuj.