Rritet numri i operacioneve në vena në QKUK, për gjashtë muaj u operuan 244 pacientë
dp

Lexo edhePas 3 vitesh në tokë gjigandi i qiellit “Antonov” fluturon fshehurazi nga Ukraina, revoltë në Moskë

Është rritur dukshëm numri i operacioneve në vena, në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, të Qendrës Klinike dhe Unversitare të Kosovës.
Në njoftimin e Sherbimit Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK), vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, janë operuar 244 pacientë që kanë qenë në lista të pritjes.
“ Kjo shifër është dukshëm më e lartë, krahasuar me vitet e kaluara, falë edhe investimeve që janë bërë në këtë klinikë. Gjatë tërë vitit 2024 ishin kryer 225 operacione në vena. Bazuar në ritmin e punës së gjysmë vitit, por edhe planin e punës së klinikës, pritet që ky numër të rritet edhe më tutje”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së./Indeksonline/

Lexo edhePas 3 vitesh në tokë gjigandi i qiellit “Antonov” fluturon fshehurazi nga Ukraina, revoltë në Moskë