Rritet kryesia e PDK-së i bashkohen edhe personaliteti të njohura (FOTO)
Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës i janë shtuar edhe dy anëtarë të rinj.
Në prag të konventës zgjedhore të PDK-së, pjesë e kryesisë së këtij subjekti politik janë bërë edhe ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, si dhe ish-shefi i kabinetit të presidentit Thaçi, Abelard Tahiri.
Nga burime brenda PDK-së, Telegrafi mëson se Kastrati dhe Tahiri janë bërë anëtarë të rinj të kryesisë me propozim të vetë liderit të kësaj partie, Kadri Veselit.
Ish-kreu i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, deri më tani i ka qëndruar gjithnjë besnik uniformës ushtarake.
Ai ishte oficer i karrierës dhe ka punuar në detyra të ndryshme në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Në korrik të vitit 2012, Kastrati kishte marrë mirënjohjen më të lartë nga shteti slloven, “Medaljen për bashkëpunim ndërkombëtar të gradës së parë”.

Lexo edheMustafa e pranon: Dialogu me Serbinë i vështirë
Kurse, Abelard Tahiri ka qenë njëri prej njerëzve më të afërt të presidentit Thaçi.
Ai ka qenë shef i stafit dhe këshilltar politik i Thaçit edhe në kohën kur ishte Kryeministër i Kosovës.
Tahiri gjithmonë është parë si njëri prej “motorëve” kryesorë në ekipin e Thaçit dhe ishte njeriu kryesor i fushatës së tij në zgjedhjet e vitit 2014-të.
Pas këtyre zgjedhjeve, nga pozita e tij si shef i kabinetit të Thaçit, sa Thaçi ishte zëvendëskryeministër, Tahiri është dalluar për reagime të ashpra kundër opozitës, sidomos gjatë protestave të tyre.















