back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeMustafa e pranon: Dialogu me Serbinë i vështirë

Mustafa e pranon: Dialogu me Serbinë i vështirë

Të ngjajshme

Situata e Rodrit, Pep Guardiola tregon se kur kthehet mesfushori spanjoll

Pep Guardiola u paraqit në konferencë për media para...

Franca në alarm! 5 dronë fluturojnë mbi bazën bërthamore, kundërpërgjigjet mbrojtja

Disa dronë fluturuan mbi bazën e nëndetëseve në Île...

“Ky është hit i vërtetë”, Labi kur dëgjon këngën e tij

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 4, Labi, është...

Mbi 12 milionë euro, “Përparim Thaçi” do sh’ndrrohet në super stadium

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti...

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës po shkon “mjaft vështirë”.

Ai shtoi se në Kosovë akoma ekzistojnë strukturat paralele që  veprojnë me mbështetjen e Serbisë.

“Nuk po shkon lehtë. Është një proces mjaft i vështirë. Ne kemi ndërhyrje të madhe të Serbisë në punët e brendshme të Kosovës, sidomos në pjesën veriore. Ne duam që t`i integrojmë serbët në të gjitha institucionet tona. Ne i kemi këto struktura paralele që veprojnë me mbështetjen e Serbisë. Ne nuk shohim  arsye që kjo të vazhdojë “, ka thënë Mustafa, në një intervistë për  gazetën boshnjake” Dnevni avaz “, transmeton Klan Kosova.

Kreu i ekzekutivit kosovar ka shtuar se Kosova dëshiron që t`i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë.

“Sa i përket njohjes, ky është një proces politik. Kjo nuk na pengon që të bashkëpunojmë Tani kemi marrëveshje të cilat duhet të zbatohen”, ka thënë Mustafa.

Ai shtoi se Prishtina, pavarësisht çdo gjëje, bashkëpunon me Beogradin, kryesisht nëpërmjet dialogut në Bruksel, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz