back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmeRrini rehat, Trumpi nuk i do serbët, ai i do shqiptarët sepse…

Rrini rehat, Trumpi nuk i do serbët, ai i do shqiptarët sepse…

Të ngjajshme

Vazhdojnë përleshjet mes protestuesve dhe policisë në tri qytete serbe

Për të pestën natë me radhë, policia në Serbi...

Protestuesit në Izrael kërkojnë armëpushim në Gazë dhe lirim pengjesh

Protestuesit kanë dalë të dielën nëpër rrugët e Izraelit...

Arrestime dhe konfiskime armësh në Graqanicë, Prishtinë dhe Barilevë

Njësitë policore kanë ndërmarrë një sërë veprimesh gjatë 16...

Humbja e Hillary Cilntonit në zgjedhjet për të parën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë dëshpëruar në masë të madhe shqiptarët anekënd botës, duke u nisur nga dashuria e shqiptarëve për familjen Clinton, që nga ndihma e burrit të saj, ish-presidentit Bill Clinton, në vitin 1999.

Kjo është vërejtur edhe nga serbët, të cilët e kanë parë si avantazh fitoren e Donald Trumpit, duke bërë edhe përkrahje publike në pjesën veriore të Kosovës.

Analisti serb Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike ka thënë se nuk duhet nënvlerësuar shqiptarët edhe në krahun republikan të amerikanëve, duke përmendur edhe statujën e Clintonit, si simbol dashurie ndaj atij personi.

“Nuk e di nëse do të ngrehin monumente apo për kë do t’i ngrehin, por ne nuk duhet harruar se shqiptarët kanë grupe lobuese edhe në radhët e republikanëve”, ka thënë Janjiq.

Megjithatë, sipas Janjiqit, nuk do të ketë ndryshime edhe për disa kohë në administratën e SHBA-së, ngaqë duhet përfunduar punët që janë filluar më parë, që rrjedhimisht, për Janjiqin, nuk do të ketë ndryshime as në ndikimin e tyre në politikën e Ballkanit, përfshirë Kosovën dhe Serbinë.

Gazeta serbe “Blic” shkruan se mbështetja e Amerikës për Kosovën nuk është vetëm dashuri, por edhe interes shumë serioz sepse baza ushtarake “Bondsteel” në Ferizaj ka shumë rëndësi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz