Rrihen brutalisht dy persona në Gjermani pas pyetjes tallëse
BILLI
Lexo edheGoditi me këpucë Bushin, sot gazetari garon për deputet
Një shaka e keqkuptuar ka përfunduar keq në një lokal në Lerchenfelder Gürtel. Nga përleshja fizike e pesë burrave, dy mbetën të plagosur rëndë, përcjell albinfo.ch.
29 vjeçari kur u fut mëngjesin e së enjtes (rreth 1.45) në lokal, pa se kishte vetëm burra dhe pyeti – mos është ndonjë “parti pederash”?. Tre burrat e atyshëm, dy serbë dhe një maqedonas, u ndjenë të ofenduar nga llagëpi i tij dhe sulmuan menjëherë fizikisht atë dhe shokun e tij – të dy 29 vjeçarë dhe me origjinë nga Serbia.
Njëri nga sulmuesit (30) përdori edhe një shkop.

Lexo edheGoditi me këpucë Bushin, sot gazetari garon për deputet
Në momentin që ata tentuan të largohen (22, 27, 30) erdhi policia, e cila i arrestoi. Dy të lënduarit kishin thyrje të dorës, lëndime në tru dhe plagë.