back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeRreziku nga Koronavirusi, këto janë rezervat që i posedon Kosova

Rreziku nga Koronavirusi, këto janë rezervat që i posedon Kosova

Të ngjajshme

Komuna e Prishtinës njofton se janë shtyrë afatet për pagesën e tatimit në pronë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar e Ministria e Financave...

Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut

Është ndaluar importi i deleve dhe dhive nga Republika...

Paris Guri i përgjigjet Faton Pecit: Mezi po e pres përballjen me ty në gjykatë

Padia e LDK-së ndaj Faton Pecit lidhur në procesin...

Zanetti: Pa penalltinë e Liverpoolit, Interi sot do të ishte në 1/8-at

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka komentuar shortin e...

Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga Koronavirusi (COVID-19), ka krijuar mjegull te qytetarët teksa diskutohen rezervat për produktet ushqimore që mund t’ua sigurojë shteti në rast të zgjatjes së izolimit për shkak të pandemisë.

Republika e Kosovës në vitin 2012 ka filluar grumbullimin e rezerva shtetërore, të cilat mund të shfrytëzohen në rast të fatkeqësive të mëdha natyrore apo në raste të përhapjes së ndonjë sëmundjeje.

Arton Muçaj, drejtor i Departamentit të Rezervave Shtetërore, sektor ky në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike ka thënë për Front Online se ky dikaster ka rezerva të mjaftueshme për ta siguruar qytetarin me ushqim, karburante, medikamente të listës esenciale dhe të tjera.

Muçaj ka thënë se në bazë të planit strategjik dhe programit vjetor për rezervat shtetërore të mallrave, kriter për përcaktimin e sasisë merret numri i popullatës e cila mund të preket nga ndonjë fatkeqësi si dhe lloji i produktit, ku shteti i ndanë sipas prioriteteve të tyre dhe fuqisë ekonomike.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që këtë sektor ta ketë prioritet duke ndarë mjete akoma më shumë për çdo vit.

Muçaj megjithatë nuk ka treguar për shumën e mjeteve financiare dhe vlerën e rezervave shtetërore të mallrave, pasi e ka cilësuar këtë si informatë të klasifikuar si sekret shtetëror.

“Nëse krahasohet sasia e rezervave me vendet e rajonit, Kosova nuk qëndron keq, nëse bëjmë krahasime me shtetet tjera, apo me vendet e rajonit, ne qëndrojmë mirë, përjashtuar Serbinë, e cila ka më tepër rezerva të ushqimit, sepse ka grurë të mjaftueshëm. Kurse me shtetet tjera, Kosova është mesatare”, ka thënë Muçaj.

Departamenti i Rezervave Shtetërore vazhdimisht është duke e rritur stokun me produkte të rezervës shtetërore si në sasi ashtu edhe në lloje të produkteve.

Sipas drejtorit të Rezervave Shtetërore Arton Muçaj, plani i rezervave ushqimore e parasheh blerjen, ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mallrave që i ka.

Ai për Front Online ka thënë se rezervat shtetërore përmbajnë: Miliona litra naftë, ndërsa produkte agro-ushqimore thotë se janë me mijëra ton, mijëra litra produkte te lëngëta si dhe produkte farmaceutike, si barna esenciale të cilat janë mijëra paketa.

“Lloji i produkteve të mallrave strategjike përcaktohet nga ekspert dhe komisione të ndryshme të fushave përkatëse si agronomia, farmacia, shkencave ekzakte dhe fushave te ndryshme relevante”, ka deklaruar Muçaj.

Krahas kësaj ai ka sqaruar se Plani i Rezervave ushqimore e parasheh blerjen, ruajtjen dhe mirëmbajtjen të këtyre mallrave.

“Lloji i produkteve të mallrave strategjike përcaktohet nga ekspert dhe komisione të ndryshme të fushave përkatëse si agronomia, farmacia, shkencave ekzakte dhe fushave të ndryshme relevante”, ka theksuar Muçaj.

Ai po ashtu ka përgënjeshtruar disa informacione të cilat kanë dalë së fundmi në disa media ku flitet për shifrat financiare për materialet që i posedon ky sektor i rezervave.

“Për dallim nga disa informacione që kanë dalë në media këtyre ditëve, ju njoftoj se shifra të cilët e kanë transmetuar gjysmë milioni euro në vlerë materiale ka Shteti i Kosovës si Rezervë të Mallrave, nuk qëndron. Do të thotë, kjo shifër nuk është e saktë”, ka pohuar Muçaj.

Muçaj: Departamenti vazhdimisht furnizohet me rezerva

Drejtori i Rezervave Shtetërore, Arton Muçaj ka njoftuar se departamenti që ai udhëheqë është duke u furnizuar vazhdimisht me produkte rezervë me të cilat mund t’i dalin në ndihmë qytetarëve.

“Në rast të kërkesës për ndonjë intervenim të mundshëm emergjent Departamenti i Rezerva Shtetërore të Mallrave do t’i dalë në ndihmë gjithë popullatës të asaj zone ku kërkohet intervenimi”, ka bërë të ditur ai.

Muçaj ka krahasuar vendet e rajonit, për të cilat thotë se edhe Kosova nuk qëndron keq me rezervat që i ka.

“Nëse krahasohet sasia e rezervave me vendet e rajonit, Kosova nuk qëndron keq, nëse bëjmë krahasime me shtetet tjera, apo me vendet e rajonit, ne qëndrojmë mirë, përjashtuar Serbinë, e cila ka më tepër rezerva të ushqimit, sepse ka grurë të mjaftueshëm. Kurse me shtetet tjera, Kosova është mesatare”, ka thënë ai.

Ndryshe, buxheti për vitin 2019 është ndarë bazuar në programin vjetor 2019 -2021 i cili program është aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në bazë të mundësive buxhetore, i njëjti vazhdon edhe për vitet në vijim, por bazuar në nenin 8,9,10 të ligjit 03/L-244, sasia, shuma e mjeteve financiare dhe vlera e rezervave shtetërore të mallrave konsiderohet informatë e klasifikuar pra si sekret shtetëror. /Front Online/

Të Fundit

Sport

ShowBiz