Rreth 100 familje në Hajvali pa energji elektrike që nga mesdita
dp

Lexo edheInteresim i jashtëzakonshëm për UBT International Smart Schools në Open Day – vazhdojnë regjistrimet e hershme

Sipas banorëve, rreth 100 familje në këtë zonë kanë mbetur pa rrymë që nga ora 12:00. Ata thonë se ndërprerja e energjisë elektrike u ka shkaktuar probleme të mëdha, veçanërisht për shkak të temperaturave të ulëta dhe pamundësisë për përgatitjen e ushqimit.
Banorët dyshojnë se shkaku i ndërprerjes mund të jetë një prishje në trafostacion. Ata bëjnë të ditur se kanë njoftuar kompaninë për shpërndarjen e energjisë elektrike, KEDS, por deri më tani nuk ka pasur ndërhyrje në terren.
Lidhur me këtë çështje, Telegrafi ka kontaktuar KEDS. Nga kompania kanë deklaruar se i kanë pranuar ankesat e banorëve dhe pritet që ekipet përgjegjëse të dalin në terren për të bërë ndërhyrjen e nevojshme.

Lexo edheInteresim i jashtëzakonshëm për UBT International Smart Schools në Open Day – vazhdojnë regjistrimet e hershme