back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaLajmeRreth 1 mijë nxënës braktisën shkollën për një vit

Rreth 1 mijë nxënës braktisën shkollën për një vit

Të ngjajshme

Blendi Fevziu del me një sqarim për sherrin që i ndodhi në studio mes Buzhalës e Rexhajt

Autori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, ka dalë me...

Rubio në prag të Konferencës së Mynihut: Bota ndodhet në një moment definues

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka mbërritur në...

Autokrati i mirë, si burgu pa mure

Shkruan: Ben Andoni Nuk është se Rama po i...

Këto shifra flasin për vitin shkollor 2018/19. Në vitin 2017/18 ishin rreth 2000 nxënës braktisës

Rreth 60 nxënës brenda një gjimnazi në Malishevë nuk janë kthyer në bankat e shkollës në gjysmëvjetorin e dytë.

Por ata nuk janë të vetmit që vendosën ta braktisin shkollën.

Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, Sivjet në gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2018-2019  te të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar, 996 nxënës kanë ndërprerë shkollimin, raporton T7.

Por ky s’është viti i vetëm që shkollat u braktisën nga nxënësit, të cilët zgjodhën të mos e përfundojnë shkollën fillore apo atë të mesme.

Shifra të larta ka edhe në periudhën 2017/2018.

Por sipas të dhënave të ministrisë, nga viti në vit, numri i fëmijëve që ndërpresin shkollimin është në rënie.

Janë meshkujt ata që dominojnë në braktisjen e shkollimit.

MASHT’i në kuadër të këtij fenomeni, nuk i përfshin fëmijët që largohen nëpër shtete të tjera, pasi që konsiderojnë që ata vazhdojnë shkollimin.

Sociologu, Ferdi Kamberi tregon arsyet pse ky numër i braktisjeve vazhdon të qëndrojë i lartë.

Sipas tij duhet veprim konkret nga Ministria e Arsimit e edhe në nivel lokal.

Sipas të dhënave, braktijsen më të madhe e ka Peja, pastaj  Gjakova, Fushë Kosova e Prizreni.

Të Fundit

Sport

ShowBiz