Rrëshqitjet e tokës ‘gllabërojnë’ një fshat të tërë
Rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga shirat e rrëmbyer u kanë marre jetën të paktën pesë personave dhe kanë shkatërruar një fshat të tërë në Kili.
Në fshatin e largët të Villa Santa Lucia pesëmbëdhjetë persona janë ende të zhdukur.
Presidentja Michelle Bachelet ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonën e famshme turistike.

Mijëra banorë mësohet se kanë mbetur pa energji elektrike .
“Kam urdhëruar ekipet e shpëtimit të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur popullin e Villa Santa Lucia”, tha zonja Bachelet.

Shumica e shtëpive të fshatit ishte shkatërruar nga rrëshqitja e dheut
Një pjesë e luginës në të cilën ndodhet fshati u “gllabërua” nga një sasi e madhe e baltës nga malet përreth.
Lexo edheGjermania ka 772 mijë vende të lira pune, këto janë kushtet që duhet të plotësoni

Mediat lokale raportuan se rajoni kishte përjetuar shi jashtëzakonisht të madh për 24 orët e fundit.
Dhjetëra njerëz janë transportuar me helikopter dhe janë dërguar në qytetin fqinj.















