Rrënohet mbindërtimi pa leje në Dardani, Rama: Ligji vlen për të gjithë
dp

Lexo edheKusari-Lila: Me LDK-në diskutuam marrëveshje politike, bisedimet u pezulluan për shkak të zhvillimeve brenda partisë

Me këtë rast, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka theksuar se ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë.
Rama njoftoi për aksionin e rrënimit, duke e cilësuar atë si pjesë të përkushtimit të institucioneve për mbrojtjen e rendit urban dhe interesit publik.
“Rrënohet mbindërtimi pa leje në Dardani. Ligji vlen për të gjithë”, ka shkruar Rama.

Lexo edheKusari-Lila: Me LDK-në diskutuam marrëveshje politike, bisedimet u pezulluan për shkak të zhvillimeve brenda partisë
Ai njëherësh ka falënderuar qytetarët që raportojnë raste të parregullsive, duke vlerësuar se angazhimi i tyre ndihmon në ruajtjen e rendit urban në Kryeqytet.
“Faleminderit qytetarëve aktivë që vazhdojnë të raportojnë parregullsitë në Kryeqytet. Bashkë po mbrojmë rendin urban dhe interesin publik”, është shprehur Rama.