Rrëmbehet nga rrjedha e lumit, humb jetën turistja shqiptare në Zvicër

Sipas raportimeve të mediave lokale, viktima është Elvis F., 43 vjeçe, e cila jetonte në komunën italiane Cadorago në Como, që prej 15 vitesh. Gruaja, e martuar, ishte në Zvicër me pushime bashkë me familjaret.
Ajo ndodhej në zonën Aquino në Lavertezzo (në kanionin e Ticino-s). Pasi futet në ujërat e lumit “Verzasca”, në zonën ku ndodhet ura romake “Ura e kërcimeve” e merr rrjedha.
Familjarët lëshojnë alarmin te autoritet, ndërsa shqiptarja nxirret nga lumi nga disa persona që ndodheshin jo larg vendngjarjes.

Lexo edheÇun Lajçi përsëri shkruan vargje prekëse për bijën e tij të vdekur
43-vjeçarja u transportua me helikopter në spital, por nuk arriti të mbijetojë. Dyshohet se ajo goditi kokën në shkëmb, ç’ka mund ti ketë shkaktuar humbje të ndjenjave.
Raportohet se që nga viti 1975, në atë zonë ku rrjedha e lumit është shumë e fortë, kanë humbur jetën rreth 30 persona.













