Gazetarët Muhamed Veliu dhe Elton Qyno të Shqiptarja.com, i kanë marrë një intervistë ekskluzive Zylfije Haklajt, motrës së Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklajt.
Prej vitit 2000 ajo ndodhet në Suedi, ku ka përfituar azil, dhe nuk ka folur asnjëherë për vrasjet që tronditën Tropojën.
Në këtë intervistë, ajo tregon se si shkaktoi zinxhirin e vrasjeve në Tropojë Sali Berisha dhe arsyet që sollën në përplasjet e tij me fisin Haklaj.
Ja cka tha ajo në intervistë:
Saliu është njeri që na shau, na vrau dhe na nxorri edhe nga varret.
Ai njeri na përzuri nga trojet tona shekullore dhe vazhdon të lakojë emrin e familjes sonë, në një kohë kur pas vrasjes së Azemit ai nuk na lakonte emrin, pavarësisht se dihej që Fatmiri e kishte kryer aktin
Kurse tani ai na akuzon publikisht pa pasur asnjë bazë apo dëshmi për një gjë të tillë se shpërblejmë njerëzit për t’ju kundërvënë Saliut, siç tha në një emision
Në vitin 1997, kur Kosova martire po përgatitej për t’ju kundërvënë makinerisë serbe, në tokën mëmë organizohen firmat piramidale dhe hapen depot e armëve.
Në këto rrethana, Saliu duke parë se po i rrezikohej pushteti, kërkon mbështetjen njerëzore nga veriu i Shqipërisë dhe pikërisht nga Tropoja.
Qëllimi i Saliut ishte të përdorte veriun kundër jugut për të realizuar qëllimet e tij të mbrapshta.
Në këtë kohë kryetar i Komitetit të Shpëtimit ka qenë vëllai ynë Fatmiri, i cili nuk ju përgjigj thirrjes së Saliut, që ka qenë president vendi.
Fatmiri shprehej se “… nëse kanoset siguria kombëtare nga pushtuesit e huaj, ne jemi të gatshëm në çdo kohë…”
Këtu është edhe momenti kur Saliu arriti në përfundimin se ne duhet të zhdukemi nga faqja e dheut.
Lufta e tij vazhdon ndaj familjes sonë edhe në ditën e sotme” shprehet ajo për dy gazetarët e Shqiptërja.com.
Saliu e ka vrarë Tropojën dhe i ka përdorur vrasjet për pushtetin dhe interesat e tij karrieriste dhe private, vijon motra e Haklajve. (TemA)
