BallinaLajmeLajmet e Fundit“Nan” e Alis në mesin e 10 performancave më të mira sipas...

“Nan” e Alis në mesin e 10 performancave më të mira sipas Associated Press

Të ngjajshme

“Për gjuhën tonë” – Studentët shqiptarë nesër sërish protestojnë në Shkup

Studentët shqiptarë në Shkup kanë paralajmëruar një protestë të...

Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet

Raporti federal thotë se reaktorët kryesorë mund të vazhdojnë...

Haradinaj: Fitorja e UÇK-së në Shqiponjë u bë testament për lirinë e Kosovës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Garë e nxehtë në Serie A, java e fundit vendos skuadrat që kualifikohen në Champions

Edicioni 2025/26 në Serie A po vjen drejt fundit. Kishte...

Shqipëria zuri vendin e 13-të në festivalin evropian të këngës EUROVISION 2026, me këngën “Nan” të interpretuar nga Alis.

Derisa nga Associated Press, kjo performancë u vlerësua në mesin e 10-të performancave më të mira, të natës finale e cila u mbajt mbrëmë në kryeqytetin austriak, Vjenë.

Në artikullin e publikuar, gazeta e njohur amerikaen e përshkruan performancën e artistit shqiptar si “kinematografike” dhe tejet emocionale, duke theksuar atmosferën dramatike që krijoi kënga “Nan” në skenë.

“Performanca dukej si kolona zanore e një skene emocionale filmi”, shkruan Associated Press, ndërsa veçon edhe paraqitjen skenike të Alisit, i cili u shfaq me një kostum që ngjante me parzmore metalike me shkëlqim, përballë një ekrani ku një figurë femërore që simbolizonte nënën (aktorja Rajmonda Bulku) lëvizte rreth tij.

Kënga sipas AP-së është në mesin e 10-të performancave më të mira së bashku me përfaqësues nga vende si Italia, Finlanda, Australia, Belgjika dhe Rumania.

“Nan” është një kombinim mjaft i mirë i elementeve teatrale, korit dramatik dhe interpretimit emocional të Alisit, duke e bërë një nga momentet më të veçanta të finales së Eurovision 2026.

10-shja më e mirë sipas Associated Press:

– Rumania: Alexandra Capitanescu – “Choke Me”;

– Italia: Sal Da Vinci – “Per Sempre S;

– Qipro: Antigoni – “Jalla”;

– Finlanda: Linda Lampenius dhe Pete Parkkonen – “Liekinheitin”;

– Moldavia: Satoshi – “Viva, Moldova!”;

– Bullgaria: Dara – “Bangaranga”;

– Serbia: Lavina – “Kraj Mene”;

– Australia: Delta Goodrem – “Eclipse”;

– Shqipëria: Alis – “Nan”;

– Belgjika: Essyla – “Dancing on the Ice”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz