BallinaLajmeSadiku kritikon Kurtin: Zgjedhjet e reja do të ishin goditje për ekonominë...

Sadiku kritikon Kurtin: Zgjedhjet e reja do të ishin goditje për ekonominë dhe të ardhmen

Të ngjajshme

Ermal Sadiku, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit në detyrë Albin Kurti lidhur me mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje pas atyre të 7 qershorit.

Sadiku ka vlerësuar se një situatë e tillë do të ishte e dëmshme për ekonominë dhe të ardhmen e Kosovës, sidomos në një periudhë kur bota po zhvillohet me ritme të shpejta në teknologji dhe inteligjencë artificiale.

Ai tha se sot katër muaj kanë peshë shumë më të madhe se dikur, duke theksuar se vendet dhe bizneset po investojnë miliarda euro në inteligjencë artificiale, qendra të të dhënave dhe robotikë.

Sipas Sadikut, ndërsa shumë sektorë po përfitojnë nga zhvillimi i AI-së, Kosova rrezikon të humbasë kohë të çmuar për shkak të bllokadave politike.

“Ne rrezikojmë të humbim edhe katër muaj të tjerë në bllokada politike, ego dhe propagandë”, ka deklaruar Sadiku. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz