Atdhe Nuhiu thotë se religjioni nuk duhet t’i ndajë njerëzit mes vete, teksa tregon për jetën e tij prej kosovari mysliman në Angli.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës në një intervistë për mediumin britanik The Times, foli për faktin e të qenurit mysliman në Angli. “Unë nuk i festoj Krishtlindjet, sepse unë nuk jam i krishterë, jam mysliman, por respektoj të gjitha festat. Unë kurrë nuk hyj në konflikt me askënd për shkak të fesë”.
Për Nuhiun është e rëndësishme që të gjithë të ndjekin rrugën e tyre, pa i ndërhyrë njëri-tjetrit. Ai shprehet se është mysliman, por që nuk i përmbahet rreptësisht të gjitha rregullave.
“Të tjerët e ndjekin rrugën e tyre, unë ndjek rrugën time. Unë nuk ha mish derri dhe nuk agjëroj në muajin e Ramazanit, kur kam lojë për të luajtur. Do të doja të shkoj në haxh [pelegrinazhin në Mekë] për të parë se si është”, deklaroi sulmuesi kosovar, njofton Insajderi.
Lexo edhePërlotet Edi Rama, vesh kostumin e babagjyshit dhe plotëson dy dëshira (Video)















