back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaShqiptareRrëfimi i dhimbshëm për të riun që vuajti 16 orë: Hëngri bukë...

Rrëfimi i dhimbshëm për të riun që vuajti 16 orë: Hëngri bukë para se të vdiste

Të ngjajshme

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, zhvillon vizitë zyrtare në Libi (FOTO)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar...

Amazon planifikon të reduktojë stafin e punës

Gjigandi i teknologjisë, Amazon, planifikon të shkurtojë stafin e...

Aksioni në Malishevë, deri më tani raportohet se janë ndaluar 18 komisionerë

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Njësinë e...

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Kelment Çupi ishte një prej viktimave të tërmetit të së martës, i cili luftoi gjatë për të mbijetuar.

Ai  qëndroi për 16 orë i bllokuar nën beton, ndërkohë që 4 ekipe punonin për ta shpëtuar. Gjatë kësaj kohe ai komunikonte, kërkonte ndihmë.

Ekipet e shpëtimit bënë gjithçka për t’i shpëtuar jetën, por në fund 34-vjeçari nuk ia doli.

Gazetari i Tv Klan, Spartak Koka tha se Kelmenti vdiq nga gjakderdhja. Por më parë, i riu kërkoi të ushqehej dhe kështu bëri, pa e ditur ndoshta se ai do të ishte vakti i fundit për të.

“Blloku i betonit ishte i vështirë në çdo anë që mund ta lëviznin, mund t’i shkaktonte vdekjen. 16 orë duke vuajtur, kanë qenë doktorët për një farë kohe që e mbanin me qetësues, e mbanin me stimulantë.Ishte rrëqethëse edhe të filmojë në atë moment. Nuk bënin dot asgjë (grupet e shpëtimit). Ka ngrënë bukë dhe pastaj ka vdekur. Pasi kanë lëvizur njërin prej blloqeve dhe sipas të dhënave nga vendngjarja ka patur një rrjedhje masive të gjakut, hemorragji në krahun e djathtë të këmbës që e kishte të bllokuar. Komunikonte, fliste, ka qenë ndër të parët që ka folur, ka komunikuar”, tha Koka.

Gazetari tregoi më tej se për të shpëtuar Kelmentin një punonjës i RENEA, ndonëse i plagosur, qëndroi deri në fund për ta shpëtuar 34-vjeçarin.

“Një punonjës i RENEA-s i cili u plagos rreth orës 7 të mëngjesit, ka qëndruar në detyrë për ta shpëtuar. Ka refuzuar të largohet nga vendngjarja për të shpëtuar Kelmentin. Unë nuk largohem tha, do rri ta shpëtoj. Fati i keq deshi që të mos shpëtonte.”

Kelment Cara jetonte bashkë me vëllain e tij jashtë Shqipërisë dhe kishin pak kohë që ishin kthyer. Ai ka humbur edhe pjesëtarë të tjerë të familjes së tij. / Gazeta Sinjali/

Të Fundit

Sport

ShowBiz