back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeRrëfimi i Arbenita Arifit, Presidenti Thaçi fali vrasësin e babait të saj...

Rrëfimi i Arbenita Arifit, Presidenti Thaçi fali vrasësin e babait të saj (VIDEO)

Të ngjajshme

Hamza zotohet për uljen e tatimit në paga: Më shumë para në fund të muajit për punëtorë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për...

Rëndohet dosja, Russell Brand sërish akuzohet për dhunim dhe sulm seksual

Russell Brand është akuzuar sërish për përdhunim dhe sulm...

“Duam ngritje të pagave” – Punëtorët e KEK-ut protestojnë në qendër të Prishtinës

Punëtorët e KEK-ut kanë filluar protestën në qendër të...
- Advertisement -

Tetë vjet më parë, ajo mbeti pa babain e saj. Ishte vetëm 16 vjeçe, kur mori lajmin për vdekjen e tij.

- Advertisement -

Nuk vdiq nga sëmundja, jetën i’a morri “njeriu”.

Mes lotësh ajo tregon tmerrin e asaj kohe. Në atë kohë,  vrasësit  të babait të saj, i’u shqiptua  dënimi  me 13 vjet e 6 muaj burg.

Vajza e të ndjerit, me shumë pikëllim, tregon momentin se si familja e saj kishin bërë ankesë për t’i zgjatur dënimin e dorasit, i cili e la atë në moshë të re,  së bashku me motrën  dhe dy vëllezërit e saj, pa baba.

Dhimbja familjes Arifi iu shtua edhe më tepër, kur me 11 prill  të këtij viti, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte shpallur dekret për faljen e 14 të dënuarve , ku në mesin e tyre ishte edhe Ruzhdi Misini,  dorasi i babait të Arbenita Arifit.

Edhe pas ankesave, Arifi tregon se asnjëherë nuk u morën parasysh . Madje  familja e saj as që janë njoftuar për këtë vendim.

Pas  vdekjes së babait të saj, ajo ishte detyruar të ndërpres edhe shkollimin dhe të punoj.

Ajo ka vazhduar edhe profesionin e babait të saj, si kuzhiniere.
Por, ajo që e brengos Arbenitën, janë provokimet e shpeshta të familjes së Ruzhdi Misinit.

Ligji për Amnisti tregon se kush përjashtohet nga falja e dënimit.
Si pasojë e dhimbjes së përjetuar, Arbenita Arifi tregon se tash e sa kohë është në depresion.Në gjendje të njëjtë është edhe motra e nëna e saj.
Edhe pse kanë kërkuar ndihmë nga institucionet, që nga ajo kohë ajo thotë se nuk kanë gjetur asnjëherë përkrahje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz