Rrëfim prekës i Vasfije Krasniqi-Goodman: Takova një grua që ishte vetëm 10 vjeç kur u dhunua gjatë luftës
dp

Lexo edheRrëfim prekës i Vasfije Krasniqi-Goodman: Takova një grua që ishte vetëm 10 vjeç kur u dhunua gjatë luftës

Vasfije Krasniqi-Goodman ka ndarë një rrëfim prekës përmes një postimi në facebook, ku ka treguar se sot, krejt rastësisht, është takuar me një grua që gjatë luftës në Kosovë, kur ishte vetëm 10-vjeçare, kishte përjetuar dhunë seksuale.
Krasniqi-Goodman ka bërë të ditur se ky ishte takimi i parë mes tyre dhe se gruaja i kishte treguar se ishte lajmëruar në organizatë pasi ajo kishte dalë publikisht me rrëfimin e saj.
“Ky takim më preku thellë”, ka shkruar Krasniqi-Goodman, duke theksuar dhimbjen që kjo grua vazhdon ta bartë edhe sot.
“Sot, krejt rastësisht, u takova në rrugë me një grua që gjatë luftës në Kosovë, kur ishte vetëm 10 vjeç, përjetoi dhunë seksuale.

Lexo edheRrëfim prekës i Vasfije Krasniqi-Goodman: Takova një grua që ishte vetëm 10 vjeç kur u dhunua gjatë luftës
Ishte hera e parë që u takuam. Më tregoi se ishte lajmëruar në organizatë pasi që kam dalur publikisht.
Ky takim më preku thellë. Përballë meje ishte një vajzë që dikur ishte vetëm një fëmijë, e cila sot ende bart një dhimbje që nuk duhet të harrohet”, ka shkruar Krrasniqi-Goodman./IndeksOnline/