Rrahmani: Nga 100 eurot që morët sot, 20 duhet t’ia paguani Valës për ta parë kampionatin
dp

Lexo edheBasha: Autostrada ishte e pastruar, po manipulohet me aksidentin tragjik

Përmes një postimi publik, Rrahmani tha se një pjesë e konsiderueshme e kësaj shume do të shpenzohet menjëherë për shërbime dhe nevoja bazike të qytetarëve.
“Nga 100 euro që i keni marrë sot, 20 euro duhet t’ia paguani Valës nëse dëshironi ta shikoni kampionatin”, ka shkruar ai.
Rrahmani u bëri thirrje qytetarëve të krahasojnë faturat dhe shpenzimet aktuale me ato të një viti më parë, duke përmendur rritjen e kostove për energjinë elektrike, ujin, mbeturinat dhe karburantet.
“Shikojeni faturën e rrymës, të ujit, të mbeturinave dhe shpenzimet e naftës në krahasim me një vit më parë. Nuk po i llogarisim fare çmimet e bukës, vajit, qumështit, sheqerit dhe produkteve të tjera”, është shprehur ai.

Lexo edheBasha: Autostrada ishte e pastruar, po manipulohet me aksidentin tragjik
Deklarata e tij vjen në kohën kur vazhdon debati publik rreth ndikimit të masave mbështetëse dhe fuqisë blerëse të qytetarëve përballë rritjes së çmimeve në treg. /Lajmi.net/