BallinaLajmeRrahje në dy fshatra, njëra masive

Rrahje në dy fshatra, njëra masive

Të ngjajshme

Në fshatin Grabanicë, Klinë më 7 prill, rreth orës 23:15, pesë (5) të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë janë përfshirë në një rrahje në mes veti.

Për pasojë, dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për çka janë dërguar në tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit dy prej të dyshuarve janë arrestuar njëri prej tyre është liruar, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në mbajtje, transmeton Koha.net raportin e Policisë.

Në Raushiq të Pejës, dje rreth orës 18:00 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar/.

Ai pasi pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën mashkull K/Shqiptar e ka sulmuar fizikisht atë duke e goditur me një shkop druri.

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor. I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz