Rrahje mes disa personave, një lëndohet rënde dhe arrestohen tre persona
BILLI

Lexo edheNISMA largon nga partia, zyrtarin që ofendoi mërgimtarët dhe kërcënoi Albin Kurtin me vrasje

Një rrahje ka ndodhur në fshatin Obrançë të Podujevës, ku tre persona kanë sulmuar fizikisht një tjetër, raporton Gazeta Blic.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Sipas PK-së, një person është lënduar, kurse tre të tjerë janë arrestuar nga ky incident.
“Fsh. Obranqë, Podujevë 04.05.2020 – 23:45. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët e kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thotë Policia e Kosovës.
Lexo edheNISMA largon nga partia, zyrtarin që ofendoi mërgimtarët dhe kërcënoi Albin Kurtin me vrasje