Rrahje brutale ndërmjet vëllezërve, humb jetën 29-vjeçari
Një rrahje mes 4 personave ka bërë që 29-vjeçari Dukagjin Plaku ta humbë jetën në Dibër dhe një tjetër të plagoset. Ngjarja ka ndodhur ë fshatin Sllatinë, në orët e para të mëngjesit dhe i riu ka humbur jetën në spital.
Sherri ka nisur pasi disa persona kishin konsumuar alkool dhe më pas kanë filluar të rrihen me njëri-tjetrin.
Fillimisht Qazim Plaku, vëllai i viktimës e ka plagosur me thikë shokun e tij në tavolinë, Myrteza Hysën. Më pas, Myrteza Hysa bashkë me vëllain e tij Jurgen Hysën kanë qëlluar 29-vjeçarin Dukagjin Plaku, i cili nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
“Rreth orës 03.00, datë 17.09.2019, fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambientet e një lokali në fshat, shtetasi Q.P, 24 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin M. H, 24 vjeç, dhe ky i fundit, në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin D. P, 29 vjeç, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital”, thotë Policia.

Lexo edheDhuroi një gotë ujë, djaloshi nga Maqedonia fiton një Mercedes në Gjermani
Policia ka arrestuar dy vëllezërit Hysa që qëlluan 29-vjeçarin, si dhe vëllain e viktimës Qazim Plaku, që nisi sherrin.














