Rrahja në Junik eskalon në të shtëna me armë
dp

Lexo edhePrishtinë: Një kinezi i grabiten para, nën kërcënimin e thikës

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur të enjten mbrëma në Junik, ku dyshohet se gjatë incidentit janë përdorur edhe armë zjarri.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja, ndërsa policia ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar, shkruan IndeksOnline.
Një nga të dyshuarit është dërguar për trajtim mjekësor, pasi kishte pësuar lëndime trupore.

Lexo edhePrishtinë: Një kinezi i grabiten para, nën kërcënimin e thikës
Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit dhe hetimeve janë konfiskuar dy armë zjarri me tre fishekë, dy thika si dhe dy gëzhoja, që dyshohet se lidhen me rastin.
Me vendim të prokurorit, tre nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.