Këngëtarja Rozana Radi ka folur për herë të parë lidhur me raportin me Gjestin, pas përfundimit të spektaklit ku të dy morën pjesë.
Përmes një rubrike pyetje-përgjigje në Instagram, ajo u shpreh se nuk kanë më asnjë kontakt:
“Jo, nuk kam folur me Gjestin. Nuk e kam në Instagram, as ai nuk më ka mua. Nuk kemi asnjë lloj kontakti.”
Megjithatë, artistja ruajti një ton pozitiv:
“E uroj të jetë mirë dhe të ketë sukses në gjithçka që bën.”
