back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaSportRonaldo në Botërorin 2026? Selektori i Portugalisë sqaron gjithçka

Ronaldo në Botërorin 2026? Selektori i Portugalisë sqaron gjithçka

Të ngjajshme

Zemaj: VV s’ka besuar se do të ndodhë Pavarësia e Kosovës

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e ka...

Kush është ai? Jennifer Aniston shfaqet për herë të parë publikisht me partnerin e ri

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Aniston, është shfaqur...

​Çifti polak po shikonte lajmet mbi dronët rusë kur njëri prej tyre qëlloi shtëpinë e tyre

Pensionisti Tomasz Wesolowski po shikonte lajme në televizion për...

Presidentja paguan rreth 15 mijë euro në vit për shkollimin fillor të vajzave të saj

Shkollimin fillor të vajzave, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Zelensky: Duhet të krijojmë një mburojë ajrore efektive mbi Evropën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se një...

Selektori i Portugalisë, Roberto Martinez ka lavdëruar Cristiano Ronaldon për kontributin e tij përkundër moshës 40 vjeçare.

Legjenda portugez i realizoi dy gola në fitoren 5:0 ndaj Armenisë në kualifikimet e Botërorit të shtunën duke e thelluar rekordin e tij prej 140 golash për Kombëtaren.

“Ai po e jeton çdo ditë si një lojtar i ri që luan për herë të parë”, u shpreh selektori para sfidës së sontme me Hungarinë në kualifikimet e Botërorit.

“Mënyra se si është i dedikuar ai, freskia që e ka çdo ditë. Është një triumfues. Ai është i etur për të qenë më i miri”, shtoi trajneri Martinez.

Ronaldo ndërkohë nuk e ka vendosur ende lamtumirën nga Kombëtarja dhe së fundmi e vazhdoi kontratën me Al Nassr, ku do të qëndrojë së paku deri në qershor të vitit 2027.

Me Ligën e Kombeve të fituar për të dytën herë me Portugalinë, ai tash e synon Botërorin 2026, me shpresën që ta rrëmbejë trofeun e vetëm të madh që i mungon.

“Botërori? Po e bën më të mirën e tij, nuk ka objektiva afatgjatë. Dëshiron të jetë më i miri çdo ditë. Fokusi i tij është rreth përditshmërisë”, shpjegon tutje Roberto Martinez.

Sipas këtij të fundit, portugezët e admirojnë Ronaldon për atë që e transmeton në fushën e blertë, ndërsa e ndihmon ekipin brenda dhe jashtë fushës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz