Ylli i futbollit botëror, Cristiano Ronaldo, ka bërë së fundmi disa deklarata që kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Portugezi është shprehur se dëshiron paqen në botë dhe mendon se presidenti amerikan, Donald Trump, është ai personi që mund të ndryshoj botën, shkruan IndeksOnline.
“Nuk mund të shoh televizor… Unë dua Paqe. Më pëlqen Donald Trump dhe dua të takoj atë. Mendoj se ai mund të ndryshojë botën. Na duhet Paqe”, ka deklaruar Ronaldo.
Deklaratat e tij kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, duke habitur nga mbështetja që ai ka shprehur për Donald Trump.
Aktualisht, Cristiano Ronaldo është pjesë e klubit Al Nassr në Arabinë Saudite dhe vazhdon të jetë një nga sportistët më të ndjekur e më të dashur në botë./IndeksOnline/