back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaSportRoma ka gati “dy bomba” në orët e fundit të afatit kalimtar

Roma ka gati “dy bomba” në orët e fundit të afatit kalimtar

Të ngjajshme

Roma dëshiron të bëjë disa goditje të mëdha pak para përfundimit të afatit kalimtar.

“Giallorosët”, kanë hedhur sytë te dy lojtarët si David Moller Wolfe të Wolves dhe Yannick Carrascon e Al-Shabab.

Mbrojtësi norvegjez, i sugjeruar nga Riise dhe i monitoruar nga Roma sezonin e kaluar, shihet si një përforcim ideal për krahun e majtë, por marrëveshja varet nga aftësia e klubit anglez që tani është jashtë lige për të gjetur një zëvendësim.

Ndërsa Carrasco, ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në Evropë, dhe Roma është gati ta shfrytëzojë këtë mundësi, pasi ka hasur vështirësi me negociatat e tjera, siç janë ato me Sauer dhe Godts.

Roma, është në vendin e 3-të në Serie A dhe me këto blerje, synon të ruajë këtë pozitë dhe të sigurojë rikthimin në Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz