BallinaLajmeRohde këshillon Kurtin dhe VV-në: Mos e nënçmoni Gjykatën Kushtetuese – është...

Rohde këshillon Kurtin dhe VV-në: Mos e nënçmoni Gjykatën Kushtetuese – është institucioni që keni

Të ngjajshme

Cili është më i keq, stresi apo pagjumësia?

Deri më tani, shumica prej nesh e dimë lidhjen...

Goditet rrjeti i trafikut të drogës

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitet kompetente të antidrogës, në...

Nis periudha për kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se...

Ambasadori në largim i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka theksuar rëndësinë e respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke u bërë thirrje institucioneve dhe aktorëve politikë që të mos e minojnë integritetin e saj.

“Mos e minoni ose mos e nënçmoni besimin në këtë Gjykatë, sepse ky është institucioni që keni,” ka deklaruar Rohde në “Rubikon”, duke aluduar në aktgjykimet që lidhen me procesin e konstituimit të Kuvendit dhe vendimmarrje të tjera kyçe, transmeton lajmi.net.

Deklarata e ambasadorit vjen në një kohë kur Gjykata Kushtetuese ka qenë shpesh nën kritika të ashpra dhe të vazhdueshme nga kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje gjatë pesë viteve të fundit në pushtet.

Këto sulme, shpesh publike dhe politike, kanë ngritur shqetësime për ndërhyrje në pavarësinë e këtij institucioni jetik për rendin kushtetues në vend./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz