BallinaLajmeRohde i reagon Srpska’s: Shëndetësia e arsimi brenda sistemit kosovar – nën...

Rohde i reagon Srpska’s: Shëndetësia e arsimi brenda sistemit kosovar – nën patronazhin e Asociacionit

Të ngjajshme

Me në fund bindet Trabzonspori, vendos të paguajë 8.5 milionë euro për Muçin

Trabzonspori ka arritur marrëveshje me Beşiktaşin për transferimin përfundimtar...

Inter e konfirmon agjendën për festimet e Scudettos dhe Kupës

Interi ka konfirmuar se do të mbajë një festë...

Moti për të dielën

Meteorologët parashikojnë mot kryesisht të vranët me intervale me...

Abdixhiku ndan video nga takimi me strukturat në Ferizaj

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Evropa nis negociatat me Iranin për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

Televizioni shtetëror iranian ka deklaruar se disa vende evropiane...

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, përmes një deklarate ka demantuar Listën Srpska e cila dje pretendoi se “integrimi i institucioneve të arsimit dhe shëndetësisë nuk ka qenë kurrë pjesë e negociatave apo ndonjë marrëveshjeje”.

“Dua të theksoj se kjo thjesht nuk është e vërtetë”, ka deklaruar Rohde.

“Marrëveshja e nënshkruar më 19 prill 2013 përfshinte gjashtë pika që lidhen me krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërsa marrëveshja e fundit e Ohrit mbi udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2013 përcakton qartë integrimin e institucioneve të lartpërmendura në sistemin institucional të Kosovës nën patronazhin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

Rohde tha se interpretime të tilla të paqarta të dokumenteve ndërkombëtare detyruese rrisin gjithashtu tensionet në një kohë tashmë të ndjeshme përpara zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, ku komunitetet lokale serbe pritet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

“Prandaj, do t’u bëja thirrje të gjithëve të përmbahen nga bërja e deklaratave të tilla arbitrare, dhe mund të thuhet me qëllime të këqija, që mund të dëmtojnë proceset demokratike, siç janë zgjedhjet e ardhshme”./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz