Rodri një ndeshje larg historisë, mund të hyjë në 10-shen më ekskluzive të futbollit botëror
dp

Lexo edheHajnat mësyjnë shtëpinë e Lamine Yamal derisa po festonte kualifikimin në finale të Kupës së Botës

Rodri është vetëm 90 minuta larg një arritjeje që shumë prej emrave më të mëdhenj në historinë e futbollit nuk kanë mundur ta realizojnë.
Mesfushori i Spanjës ka fituar tashmë Topin e Artë dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa tani i mungon vetëm Kupa e Botës për të kompletuar atë që konsiderohet si “trilogjia e artë” e futbollit.
Nëse Spanja shpallet kampione e botës, Rodri do të bëhet futbollisti i 11-të në histori që fiton të tre trofetë më prestigjiozë në futbollin botëror.

Lexo edheHajnat mësyjnë shtëpinë e Lamine Yamal derisa po festonte kualifikimin në finale të Kupës së Botës
Aktualisht, pjesë e këtij klubi ekskluziv janë vetëm emra legjendarë si Zinedine Zidane, Lionel Messi, Bobby Charlton, Ronaldinho, Leite Kaka, Rivaldo, Gerd Muller, Franz Beckenbauer, Paolo Rossi dhe Ousmane Dembele.
Për Rodrin, finalja e Kupës së Botës nuk është vetëm një mundësi për t’i dhuruar Spanjës titullin botëror, por edhe për të hyrë përgjithmonë në historinë e futbollit, duke u renditur përkrah disa prej ikonave më të mëdha që ka njohur ndonjëherë ky sport.