back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeRoboti i merr jetën kosovarit, lë jetim tre fëmijë….detajet

Roboti i merr jetën kosovarit, lë jetim tre fëmijë….detajet

Të ngjajshme

Britaniku që shërbeu në UÇK bëhet shtetas i Kosovës

Ish-ushtari britanik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison...

Devolli Group nderohet në Oxford me Çmimin prestigjioz “European Quality Award”

Devolli Group, një nga korporatat më të fuqishme dhe...

AGK thirrje VV-së dhe Osmanit: Sami Kurteshi të largohet nga KQZ

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar fuqishëm gjuhën...

Hoxhaj: Kosovës i duhet kthjellim politik në 2026, përndryshe rrezikon të humbasë edhe 10 vjet tjera

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka dhënë një paralajmërim...

Tragjedi e rëndë ka ndodhur në një fabrikë për prodhimin e mobilieve në Treviso të Italisë, ku shtetasi nga Kosova 44 vjeçar, Shpejtim Gashi ka humbur jetën në vendin e tij të punës.

Mëngjesin e ditës së hënë punëtori nga Kosova ka humbur jetën derisa është aksidentuar nga roboti të cilin po e drejtonte.

Kolegët e shqiptarit kanë qenë të parët që kanë dhënë alarmin, por ekipet mjekësore nuk kanë mundur të bëjnë asgjë pos që e kanë konfirmuar vdekjen e 44 vjeçarit. Shpejtim Gashi ka jetuar me familjen e tij, gruan dhe tre fëmijët në Ponte di Piave të Trevisos.

Kompania pas konsultimeve me sindikatat ndaloi punën, pas vdekjes së punëtorit të tyre, njoftojnë mediat lokale nga Treviso.

“Me trishtim të thellë njoftojmë se pas një aksidenti ka ndërruar jetë punëtori ynë Shpejtim Gashi. Hetimet janë duke u zhvilluar nga autoritetet kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe rindërtuan ngjarjen tragjike”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

“3B (kompania në fjalë), është e angazhuar për të siguruar punë të sigurt në përputhje me ligjet ekzistuese”, thuhet më tej në njoftimin e kompanisë ku punonte shqiptari nga Kosova.

Sindikata e punëtorëve duke përshkruar rastin tragjik të 44 vjeçarit nga Kosova, vë në dukje nevojën për trajnimin e vazhdueshëm të punëtorëve.

Sindikata thotë se Gashi ishte një punëtor i kualifikuar me një përvojë 20 vjeçare. Sipas njoftimit të sindikatës, thuhet se nga një hetim fillestar dyshohet se punëtori kosovar, në momentin e tragjedisë ishte në një zonë të ndaluar.

© SYRI.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz