BallinaSportRoberto Carlos i kujton vështirësitë e përballjes me Messin

Roberto Carlos i kujton vështirësitë e përballjes me Messin

Të ngjajshme

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Viktima në Skenderaj është profesori Lushtaku

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë...

Roberto Carlos kishte mbetur i impresionuar me aftësitë e jashtëzakonshme të Lionel Messit qysh në përballjen e tyre të parë mes vete në “El Clasico”.

Legjenda braziliane zbulon se e kishte mjaft të vështirë që ta mbulonte tetë herë fituesin e Topit të Artë, kur ky i fundit ishte në fillimet e karrierës, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, ish-mbrojtësi i majtë ndihet i lumtur dhe me fat që s’është përballur me legjendën argjentinase kur ky e kishte arritur kulmin e karrierës.

Carlos thotë se e dinte që Messi do të bëhej më i miri i botës dhe se do të fitonte gjithçka në karrierë, ndërsa shton se e shijoi më shumë atë duke e parë përmes televizorit ose në stadium, sesa nëse do të përballej eventualisht më shpesh me të në fushën e blertë.

”Kur Messi e dribloi Cannavaron dhe mua dhe vrapoi prapa nesh, më mahniti. E prita fundin e ndeshjes dhe shkova tek Cannavaro dhe i thash: ‘O Zot, kush është ky lojtar? Ai është Maradona i ri.’”

“Jam me fat, nuk më kishte mbetur shumë kohë para pensionimit dhe po mendoja se çka do të hiqte gjenerata e re e mbrojtësve me të… Ata kanë qenë vërtet në vështirësi kur janë përballur me të.”

“Unë e dija se ai do të bëhej futbollisti më i mirë në botë. Në të ardhmen, ai do të fitonte gjithçka dhe jam i lumtur sepse më shumë e shikova sesa që u përballa me të.” /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz