BallinaSportRob Green kritikon Arsenalin, lavdëron Manchester Cityn!

Rob Green kritikon Arsenalin, lavdëron Manchester Cityn!

Të ngjajshme

Rikja “thyhet në mes” për një foto

Ish-banorja e “BBVA”, Rike Roçi, ka trazuar rrjetin me...

Inter përballë testit të madh në Como: Luftë për kreun dhe Champions-in

Inter Milan udhëton drejt Como 1907 në një përballje...

Ndërron jetë pjesëtari i Policisë së Kosovës nga Drenasi

Ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë pjesëtari...

E rëndë, vdes 3-vjeçari pasi bie nga ballkoni i ndërtesës në Vlorë

Një fëmijë trevjeçar ka vdekur, pasi dyshohet se ka...

Ish-portieri anglez, Rob Green, ka vlerësuar paraqitjen dominuese të Manchester Cityt, duke theksuar mentalitetin fitues të skuadrës në përballjen ndaj Chelseat.

Sipas tij, City tregoi qartë se kishte vendosur ta fitonte ndeshjen, duke marrë kontrollin total të lojës dhe duke mos i lënë hapësira kundërshtarit. Në anën tjetër, Green ngriti pikëpyetje për Arsenalin, duke theksuar mungesën e një identiteti të qartë në fazën sulmuese, shkruan Indeksonline

“Është prill dhe Arsenali ende nuk e ka të qartë mënyrën më të mirë për të shënuar gola. Ndërsa te Manchester City ka lojtarë që marrin përgjegjësi dhe thonë: ‘Ma jep topin dhe unë do ta vendos ndeshjen’,” deklaroi ai për BBC.

Në aspektin e tabelës, gara për titull është bërë edhe më e nxehtë. Manchester City tashmë ka 64 pikë, vetëm gjashtë më pak se lideri Arsenal që kryeson me 70 pikë.

Situata bëhet edhe më interesante pasi City ka një ndeshje më pak të zhvilluar, çka nënkupton se mund ta mbyllë diferencën edhe më shumë, madje potencialisht të kalojë në krye të renditjes.

Për më tepër, java e ardhshme sjell një përballje direkte mes dy rivalëve për titull, me Manchester City që pret Arsenalin në stadiumin “Etihad”. Kjo ndeshje pritet të jetë vendimtare në garën për titullin kampion në Angli./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz