back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaSportRivalët e mundshëm të Skënderbeu në Ligën e Kampionëve

Rivalët e mundshëm të Skënderbeu në Ligën e Kampionëve

Të ngjajshme

Tahiri: Pushteti ndërhyn në punësime, tenderë dhe udhëheqje të ndërmarrjeve publike

Kandidati i PDK-së për deputet, Arian Tahiri, ka thënë...

Bashkëpunim rajonal dhe dialog Kosovë-Serbi në fokus të BE-së

Samiti BE-Ballkani Perëndimor ka miratuar Deklaratën e përbashkët nga...

Rina hap zemrën në 8-vjetorin e karrierës, falënderim që preku fansat

Këngëtarja e njohur shqiptare Rina Balaj ka shënuar një...

Kurti premton rindërtimin e Xhamisë së Ibrit gjatë mandatit të ardhshëm

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka...

Skënderbeu ka siguruar praninë në vazon e parë të turit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Këtë vit korçarët janë të qetë sepse falë paraqitjeve shumë pozitive që kanë bërë në garat evropiane gjatë sezoneve të fundit, tashmë kanë një koeficient shumë më të lartë në renditjen e UEFA-s për klube, duke u pozicionuar kështu për të dytin vit radhazi në vazon e skuadrave favorite, në raundin e dytë paraeliminator të Ligës së Kampionëve.

Në këtë mënyrë në shortin që do të hidhet në Nyon të Zvicrës në datën 20 Qershor, kampionët e Shqipërisë do të bëjnë pjesë në të njëjtën vazo me klube të tilla si Red Bull Salzburg, Celtic Glasgow, Apoel Nicosia, Bate Borisov, Legia e Varshavës, Dinamo e Zagrebit, Ludogorets, Fc Copenghagen, Qarabag etj.

Kundërshtar i mundshëm për Skënderbeun në raundin e dytë paraeliminator të Uefa Champions League mund të jetë një prej 4 skuadrave që do të kualifikohen nga raundi i parë por edhe ekipe të tilla si Vardari i Shkupit, Zrinjski Mostar, Norrkoping, Fernecvaros, Olimpja Ljubljana, Mladost Podogorica, SJK, Dundalk, Liepaja apo edhe Crusaders me të cilët Skënderbeu u ndesh edhe vitin e kaluar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz