back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeI riu 21 vjeçar vdes në Burgun e Dubravës, ja për cilin...

I riu 21 vjeçar vdes në Burgun e Dubravës, ja për cilin rast akuzohej (Foto)

Të ngjajshme

Dy persona grabisin një shumë të konsiderueshme parash në Pejë

Të dielën rreth orës 21:30, Policia ka pranuar një...

Banorët vënë në pikëpyetje orientimin seksual të Londrimit dhe Klodit

Një diskutim interesant gjatë mbrëmjes së kaluar e kanë...

Amorimi e jep lajmin e keq, Bruno mund të mungojë disa ndeshje shkaku i lëndimit

Bruno Fernandes pritet të mungojë në disa ndeshje për...

Raphinha pyetet për Topin e Artë, ja si përgjigjet ai

Viti 2025 padyshim ka qenë një vit i suksesshëm...
- Advertisement -

Gjykata e Pejës kishte refuzuar së fundi kërkesën e avokatëve të të akuzuarve Hamza e Isuf Abazaj për hedhje të aktakuzës.

Babë e bir, Isuf e Hamza Abazaj akuzoheshin nga Prokuroria Themelore në Pejë për vrasje të rëndë, plagosje dhe ndihmë për kryerje të veprës penale të vrasjes së rëndë të ndodhë më 24 shkurt 2017, në Pejë.

Hamza Abazaj akuzohej për vrasjen e Ibrahim Nezirajt dhe plagosjen e Bleart Nezirajt, përderisa babai i tij, Isufi , akuzohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë dhe pjesëmarrjes në rrahje.

E siç mëson Indeksonline, pikërisht sot 21 vjeçari, Hamza Abazaj, ka ndërrruar jetë në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Madje këtë gjë e ka konfirmuar për Indeksonline një familjarë, i cili thotë se lajmin për vdekjen të riut, Hamza Abazaj e mori përmes telefonit nga Qendra e Korrektuese e Dubravës.

Gjithashtu sipas të njëjtit burim, pritet që nesër të kryhet edhe procedura e ekzaminimit të kufomës, për të ditur shkakun që çoi deri te vdekja e tij.

Duhet shtuar që në seancat e kaluara, Muharrem Hoti, avokat i Hamza Abazajt, kërkesën për hedhjen e aktakuzës e kishte parashtruar me shkrim tek gjyqtari i rastit, Sali Berisha me arsyetimin e se ka prova për ekzistimin e rrethanave që përjashtojnë përgjegjësinë penale të të pandehurit.

Ai u thirr në ekspertizën psikiatrike të bërë ndaj klientit të tij, ku tha se konstatohet se ka pasur dhe ende ka problem psikike.

Arsyetimi i avokatit Hoti ishte se i mbrojturi i tij kishte pasur 70 herë vizita mjekësore në shtetin suedez nga viti 2014 deri vitin 2017.

Indeksonline ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga Drejtori i Burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj lidhur me rastin por ky i fundit nuk është përgjigjur.

Duhet shtuar se edhe përgjatë vitit të kaluar një person kishte humbur jetën brenda burgun në Prizren, saktësisht aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz