Procesi i rinumërimi të votave është duke vazhduar ende.
Komisioni Qendror Zgjedhor në ueb-faqe ka njoftuar se deri më tani rinumërimi ka arritur në 88 për qind të votave.
Gjatë këtij procesi ashtu si edhe në shumë komuna, edhe në Podujevë është identifikuar një numër i madh i votave që nuk janë përputhur me procesin e numërimit.
Në këtë komunë, ku deri më tani janë rinumëru 70 për qind të votave, kandidatët për deputetë nga radhët e Vetëvendosje janë duke prirë për mos-përputhje të votave.
Nga kjo parti, kandidatit Ejup Maqedoncit, i janë hequr -394 vota. Vendenis Lahut -377 , Adelina Stuballas -224 vota, e Albin Kurtit -96 vota.
Tek partitë e tjera, në këtë komunë, krahasuar me Vetëvendosjen nuk ka një situatë të tillë me vota. Përveç kandidates Ditjona Statovci, nga PDK-ja, të cilës i janë hequr 183 vota, të tjerët, janë në shifrën e dhjetarëve.
Një situatë pak a shumë e ngjashme me kandidatët e VV-së është edhe në Obiliq. Aty Gazmend Krasniqit i janë hequr -362 Vota, Adelina Graincës -295 Vota, e Enver Dugollit -106 Vota.
Situata e krijuar me manipulim votash është duke u hetuar në Prizren e në Malishevë, derisa për komunat e tjera janë bërë thirrje për mbledhje të informacioneve./Lajmi.net/
