Janë rinumëruar mbi 75 për qind e votave të kandidatëve për deputetë.
Deri më tani, shumë kandidatë kanë pësuar rënie të votave pas rinumërimit, transmeton lajmi.net.
Njëri nga ta është Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas rezultateve të procesuara deri më tani, Albin Kurtit i janë hequr hiq më pak se 410 vota, duke qenë në mesin e kandidatëve të VV-së me më së shumti vota minus.
Më së shumti vota të hequra, deri më tani, tek VV-ja ka Arbër Rexhaj, gjithsej 627 vota./lajmi.net/
