“Rimblidhemi në shtëpi, aty ku rreh zemra jonë, në Kosovë!”, yjet e Kombëtares zbarkojnë në atdhe
dp

Lexo edhePlotë emocion, futbollistët e Kosovës bëhen bashkë për sfidën ndaj Sllovakisë

Yjet e Kombëtares së Kosovës kanë zbarkuar sot në atdhe.
Federata e Futbollit të Kosovës e ka publikuar një video ku shihen disa prej futbollistëve kryesorë të Dardanëve që kanë përfunduar në hotelin ku akomodohet zakonisht Kombëtarja, shkruan “Gazeta Express”.
“Rimblidhemi në shtëpi. Aty ku rreh zemra jonë, në Kosovë”, shkroi shtëpia e futbollit kosovar.

Lexo edhePlotë emocion, futbollistët e Kosovës bëhen bashkë për sfidën ndaj Sllovakisë
Futbollistët u pritën nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe nga drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti, ndërsa u takuan edhe me selektorin Franco Foda, i cili paraprakisht sot e mbajti një konferencë për shtyp.
Kosova do të luajë të enjten me Sllovakinë në gjysmëfinale të “play-off”-it të Botërorit, ndërsa eventualisht do ta luajë finalen e madhe në stadiumin “Fadil Vokrri” me fituesin mes duelit Turqi – Rumani.
Dardanëet do të ushtrojnë në tri ditët në vazhdim në Kosovë para se ta marrin rrugën drejt Sllovakisë, ku do të shkojnë për ta bërë historinë. /Gazeta Express