back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaSportRikthimi pas dy vjetësh: 400 “Dardanë” do të brohorasin sonte në përkrahje...

Rikthimi pas dy vjetësh: 400 “Dardanë” do të brohorasin sonte në përkrahje të Kosovës

Të ngjajshme

Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka...

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Pasi arritën fitoren e parë historike në kualifikime për Kampionat Botëror, sot “Dardanët” do të tentojnë ta arrijnë edhe të dytën brenda tri ditëve. Por, përballë vetes Kosova do ta ketë një kundërshtar edhe më të vështirë.

Përveç dy ekipeve, stadiumi “Fadil Vokrri” do të mirëpres edhe tifozët “Dardanët” që rikthehen për ta përkrahur kombëtaren nga tribunat pas dy viteve, për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19.

Ti kurrë nuk do ta humbëesh epshin tënd përsëri. Provoni këtë!
I kontaktuar nga Gazeta Express, kryetari i tifogrupit “Dardanët”, Lulzim Berisha tha se janë 400 bileta për tifozët, të gjithë në pjesën lindore.

“400 bileta janë në lindje dhe janë të gjithë dardanë” – u shpreh kreu i Dardanëve.

Kujtojmë se në stadium do të lejohen rreth 1350 persona gjithsej, prej tyre 400 do të jenë tifozë brenda stadiumit.

Hera e fundit kur Kosova luajti një ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri” në praninë e tifozëve ishte ajo ndaj Anglisë më 17 nëntor të vitit 2019. /Gazeta Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz