Rikthimi i vizave nga Holanda, reagon Meta: Akt i paprecedent, nuk ka ndodhur me asnjë vend tjetër
BILLI
Lexo edheDogjën pyllin duke gatuar në skarë, dënohen me 13 milionë euro
I ftuar në emisionin ‘Përballë’ me gazetarin Lutfi Dervishi, Meta u shpreh se ky akt nuk ka ndodhur me asnjë vend tjetër, ndaj kërkoi që ky vendim të marrë reflektimin e duhur dhe të jepen mesazhe efektive në luftën kundër krimit të organizuar.
‘Akti i Parlamentit holandez është i paprecedent. Në dijenin time nuk ka ndodhur me asnjë vend tjetër. Është një këmbanë alarmi për të gjithë ne për të reflektuar dhe të japim mesazhe më efektive në luftën kundër krimit të organizuar. Duhet të punojmë sa më ngushtë me KE dhe vendet anëtare që të mos kemi një rast tjetër si rasti i Holandës pasi do të krijohej një përceptim i rëndë për vendin tonë. Nuk besoj se ky rast do të kalojë në një vendim tjetër që të cënojë lëvuzijen e vendet e tjera. Përderisa kjo ndodhi në Holandë nuk përjashtohet që mund të ndodhi dhe në ndonjë vend tjetër’, u shpreh Presidenti Meta në RTSH.

Lexo edheDogjën pyllin duke gatuar në skarë, dënohen me 13 milionë euro

21 tet 2026

21 tet 2026