back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeRikthehet furnizimi me rrymë në Drenas

Rikthehet furnizimi me rrymë në Drenas

Të ngjajshme

Historike: BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

Von der Leyen: Është ‘nëna e të gjitha marrëveshjeve’,...

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Pas stabilizimit të gjendjes nga vërshimet, në Drenas është kthyer furnizimi me energji elektrike.

Kështu ka bërë të ditur KEDS përmes një njoftimi.

“Pas një angazhimi intensiv të ekipeve tona, nënstacioni 220/10 kV në Drenas është kyçur, pas dëmit të shkaktuar nga përmbytjet, për shkak të të cilave kishte qëndruar i shkyçur për rreth 4 orë. Aktualisht, vetëm 4 trafo-stacione 10(20)/04 kV mbeten jashtë funksionit në disa lokalitete, ku për shkak të akumulimit të madh të ujit dhe për arsye sigurie, ndërhyrja nuk ka qenë e mundur menjëherë”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë me intensitet të lartë në të gjitha komunat e prekura nga vërshimet.

“KEDS shpreh falënderime të veçanta për Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave në kuadër të MPB-së, Kryetarin e Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, Policinë dhe zjarrfikësit e komunës, për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tyre të palodhur gjatë kësaj periudhe. Apel për qytetarët: Ju lutemi të respektoni masat e sigurisë në zonat e përmbytura dhe të raportoni çdo problem në numrat e emergjencës ose përmes linjave zyrtare të KEDS-it. Faleminderit për mirëkuptimin!”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz