BallinaLajmePDK shpreh solidaritet me qytetarët dhe komunat e prekura nga vërshimet, kërkon...

PDK shpreh solidaritet me qytetarët dhe komunat e prekura nga vërshimet, kërkon angazhim të plotë institucional

Të ngjajshme

Interi proteston me heshtje, pasi thotë se u dëmtua ndaj Atalantës

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, dhe klubi kanë vendosur...

“Gjestit iu kërcënua liria”/ Three60 në mbështetje të artistit

Artisti nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me nofkën...

Therje me thikë në Aktash të Prishtinës

Një incident ka ndodhur ndërmjet disa të rinjve, sonte...

Partia Demokratike e Kosovës shpreh solidaritetin e plotë me të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe me çdo qytetar që është prekur nga vërshimet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

Situata e krijuar në shumë zona të vendit, ku familje të tëra janë detyruar të lëshojnë shtëpitë e tyre pasi kanë pësuar dëme të konsiderueshme, kërkon reagim të menjëhershëm, të koordinuar dhe të përgjegjshëm institucional.

PDK u bën thirrje institucioneve qendrore që të marrin përgjegjësinë e plotë që u takon, duke aktivizuar të gjitha mekanizmat shtetërorë për menaxhimin e situatës emergjente. Ndihma për komunat e prekura, familjet dhe bizneset duhet të jetë e shpejtë, e drejtë dhe pa burokraci të panevojshme.

Në këto momente, prioritet absolut duhet të jetë siguria e qytetarëve, mbrojtja e jetës dhe pronës, si dhe rikthimi sa më i shpejtë i normalitetit në zonat e prekura.

Partia Demokratike e Kosovës, përveçse qëndron pranë qytetarëve në çdo komunë të vendit, i siguron qytetarët se në komunat ku qeveris është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme institucionale për t’u dalë në ndihmë, në mënyrë që askush të mos mbetet i vetëm në përballimin e kësaj situate të vështirë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz