Problemi i madh që kishte Qeveria Haradinaj për ekzistencën e saj për edhe një vit duket se e ka zgjidhur, kështu të paktën bëjnë të ditur burimet e Metros brenda zyrës së shefit të parë të Qeverisë. Ky burim ka treguar se buxheti do të kaloj me 31 janar, transmeton Gazeta Metro.
Partia Socialdemokrate është e vendosur ta votojë buxhetin e Kosovës për vitin 2019 në lexim të dytë, nëse plotëson 5 kriteret e tyre që i kanë vënë Qeverisë Haradinaj. Një nga kushtet më të vështira është shkarkimi i ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo i cili vjen nga Lista Serbe.
Por, Metro mëson se Haradinaj ka arritur që ky problem të zgjidhet buxheti të arrihet të votohet me 31 janar, buxhet ky që kap shumën prej 2.3 miliard eurove për vitin 2019.
Haradinaj i ka lënë 2 kushte Listës Serbe :
- Lista Serbe duhet ta tërheq vet nga pozita e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallon
- Ose, Haradinaj do të jetë i detyruar ta shkarkojë ministrin Rikallo
Ligji për Dialogun, shkarkimi i ministrit Nenad Rikallo, ligji për pagat, ligji për Qeverinë dhe draftimi i kodit pensional të Kosovës, janë kushtet që janë vënë nga partia e Shpend Ahmetit për ta votuar projektligjin për buxhetin e vitit 2019, kushte këto që do të plotësohen nga kryeministri Haradinaj.
Qeveria e ka proceduar në Kuvend projektligjin për Buxhetin më 31 tetor, i cili ka arritur që të miratohet në parim në Kuvend më datë 21 dhjetor të vitit që lamë pas./gazetametro.net