Rezultoi pozitive për doping, Rebecca Passler i drejtohet CAS kundër pezullimit
dp

Lexo edheManchester City zhvillon bisedime me ish-trajnerin e Chelseat për të zëvendësuar Pep Guardiolën

Sportistja e biatlonit, Rebecca Passler iu drejtua Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv kundër Agjencisë Italiane Antidoping, WADA, FISI, IOC, ITA(agjencia botërore e testeve antidoping, IBU(Federata Nderkombëtare e Biatlonit) dhe CONI për pezullimin paraprak pas një kontrolli të kryer jashtë periudhës së kompeticionit.
Vetë Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë e bëri të ditur nëpërmjet një komunikate. Rebecca Passler u pezullua paraprakisht në 2 shkurt nga Agjencia Italiane Antidoping pasi rezultoi pozitive për letrozol, që është në listën e substancave të ndaluara nga ËADA.
Sportistja 24 vjeçare e biatlonit i kërkon CAA që të anulojë pezullimin përprak për neglizhencë dhe ta lejojë atë të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Milano Cortina.

Lexo edheManchester City zhvillon bisedime me ish-trajnerin e Chelseat për të zëvendësuar Pep Guardiolën
Seanca dëgjimore për këtë procedurë është fiksuar për në 10 shkurt.