Rezultati i pjesës së parë Drenica – Trepça ’89
Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e para të javës së 26-të në Ipko Superligën e Kosovës.
Në “Agron Rama” të Obiliqit po përballen KEK-u me Llapin që po kërkon titullin e kampionit. Ndërsa në “Bajram Aliu” të Skenderajt po takohen Drenica – Trepça ’89, raporton Gazeta Express.
KEK-u, me vetëm një pikë në tabelën e Ipko Superligës së Kosovës, po e ndal për mrekulli Llapin, pasi 45 minutat e parë përfunduan ashtu siç edhe nisi ndeshja, 0-0.
Për dalim nga ndeshja KEK-u vs Llapi, ka gol në atë mes Drenicës dhe Trepçës ’89.
Lexo edheFeronikeli bën një hap të madh drejt titullit
Vendasit kaluan në epërsi pas 10 minutave lojë.
Ishte Kreshnik Uka ai që përfitoi nga një top i kthyer nga traversa për ta dërguar me kokë drejt rrjetës dhe për rezultatin e pjesës së parë, 1-0.
Derbi i kësaj jave, xhiros së 26, zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në mes të Gjilanit dhe Dritës, duke i lënë nën hije ndeshjet që gjithashtu do të zhvillohen nesër, Ballkani – Flamurtari (15:00), Ferizaj – Prishtina (15:00) dhe Liria – KF Feronikeli (15:00). /Gazeta Express/














