BallinaLajmeRezoluta e luftës e propozuar nga PDK kalon në Kuvendin e Kosovës...

Rezoluta e luftës e propozuar nga PDK kalon në Kuvendin e Kosovës me 90 vota

Të ngjajshme

Kuvendi s’e miraton rezolutën e propozuar nga LDK, s’merr mbështetje nga VV

Kuvendi i Kosovës s’ka miratuar Propozim-Rezolutën për rritjen e...

Shtretërit në QKUK, ministri Vitia debaton me deputeten Kadrijaj

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u është përgjigjur kritikave...

Takimi Kurti-Vuçiq në prag? Pranvera sjell sinjale nga Brukseli

Pas një periudhe të gjatë ngecjeje në dialogun Kosovë-Serbi,...

Rezoluta e luftës e parashtruar nga Partia Demokratike e Kosovës ka kaluar në Kuvendin e Kosovës.

90 vota ishin për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Deputeti Nait Hasani nga PDK ka paraqitur pikat kryesore të propozimit të rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të Luftës në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit të krimeve të luftës dhe afirmimin e sakrificës së popullit shqiptar.

Përcaktimi i institucioneve të Kosovës për të kryer hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, të vetmen të dhëna janë nga instituti.

Inkurajimi i institucioneve të drejtësisë për të vazhduar punën e nisur për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë.

Nderimi me përulje sakrificës sublime të popullit shqiptar.

Dënimi i çfarëdo përpjekjeje zyrtare që synon amnistimin e Serbisë nga përgjegjësia për krimet e luftës në Kosovë.

Dënimi i çdo forme të shtrembërimit të fakteve historike që lidhen me luftën në Kosovë në vitin 1998-1999.

Dënimi i nismave si ekspozita e fundit që provokojnë ripërjetimin e dhembjeve.

Ftesa për Institutin që sa më parë të dokumentojë masakrat në Kosovë.

Mbështetje dhe inkurajim përgatitjes për ta paditur Serbinë për krimet gjenocidale të kryera në Kosovë dhe të tjera.

KUVENDI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS:

1. THEKSON se është përgjegjësi e institucioneve të Republikës së Kosovës që të kryejn hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë. Të vetmet të dhëna të konfirmuara mbi krimet e Serbisë në Kosovë, janë të dhënat zyrtare nga Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë;

2. INKURAJON institucionet e drejtësisë që të vazhdojnë punën e nisur edhe me më shumë përkushtim për hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë, duke shfrytëzuar edhe më shumë ndryshimet e fundit ligjore për hetimin dhe gjykimin në mungesë të krimeve të luftës të Serbisë në Kosovë;

3. NDERON me përulje sakrificën sublime të popullit shqiptar, të të gjithë dëshmorëve të kombit, të rënëve e të gjithë atyre që në çfarëdo mënyrë kontribuan dhe u sakrifikuan për liri e pavarësi;

4. DËNON çfarëdo përpjekje zyrtare ose tjetër, si dhe çfarëdo deklarimi të zyrtarëve publikë që synon ose angazhohet për amnistimin e Serbisë nga përgjegjësia për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë;

5. DËNON çdo formë të shtrembërimit, relativizimit apo paraqitjes së pasaktë të fakteve historike që lidhen me luftën në Kosovë 1998–1999;

6. DËNON nismat si  ekspozita e fundit e organizuar në hapësirat publike në Prishtinë, që, me pasaktësitë në të dhëna mbi masakrat e Serbisë në Kosovë, nxisin reagime të gjera dhe provokojnë ripërjetimin e dhimbjeve duke rrezikuar deformimin e të vërtetës dhe fakteve historike;

7. FTON Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës nëKosovë, që sa më parë të hulumtojë dhe tëdokumentojë të dhënat e sakta mbi masakrat e kryera nga Serbia në Kosovë dhe të pasqyrojë të vërtetën historike në mënyrë të saktë dhe të plotë;

8. FTON të gjitha institucionet shtetërore, institucionet akademike dhe institutet kërkimore, mediat, organizatat joqeveritare, shoqatat e profesionistët e fushës, qytetarët e familjarët e viktimave që të angazhohen në grumbullimin e materialeve, fakteve, dëshmive, provave e argumenteve duke i deponuarato në Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë;

9. MBËSHTET dhe inkurajon përgatitjet për të paditur Serbinë për krimet gjenocidale të kryera në Kosovë;

10. FTON organet e drejtësisë që të zhvillojnë një hetim të plotë, të pavarur dhe të paanshëm lidhur me praninëeventuale të elementeve penale në rastin e prezentimit të të dhënave të pasakta dhe të zbardhen deri në fundrastet e mundshme të kësaj natyre;

11. OBLIGON Ministrinë e punëve të Jashtme dhe Presidencën që të reagojnë në kohë reale dhe proporcionalisht në rastet kur nëpër forume të ndryshme ndërkombëtare ose deklarata publikesulmohet e vërteta e luftës së fundit në Kosovë;

12. OBLIGON institucionet përgjegjëse që çdo aktivitet publik, ekspozitë apo publikim që trajton periudhën e luftës, të bazohet në burime të verifikuara dhe të konfirmuara nga Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, ndonjë institucion kërkimor shkencërisht kredibil si dhe në vendime përfundimtare të institucioneve të drejtësisë, për të shmangur çdo interpretim që cenon dinjitetin e viktimave dhe të vërtetën e luftës çlirimtare;

13. INKURAJON komunitetin akademik, shoqërinë civile dhe studiuesit që të kontribuojnë në dokumentimin e saktë dhe të bazuar në fakte të historisë së luftës në Kosovë;

14. ZOTOHET se do të ndërmarrë veprimet e nevojshme legjislative për plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me qëllim që të parashihen dënime për personat që mohojnë ose minimizojnë krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës së viteve 1998–1999. Gjithashtu, zotohet të parashihen dënime edhe për personat që kryejnë veprime që cenojnë dinjitetin e viktimave, miratojnë, glorifikojnë apo justifikojnë tiraninë dhe sundimin arbitrar të Serbisë, si dhe krimet e kryera prej saj në Kosovë apopërhapin propagandën e Serbisë;

15. KËRKON që Kuvendi dhe çdo institucion tjetër qendror apo lokal në Republikën e Kosovës, para se tëmbështes financiarisht apo në çfarëdo mënyre, aktivitete që kanë për qëllim prezentimin e periudhës së luftës apo që përmbajnë elemente nga periudha e luftës, që të sigurohen për përmbajtjen e materialeve, saktësinë e të dhënave dhe të vërtetën historike;

16. NDALON financimin apo mbështetjen e organizatatve që realizojnë ose promovojnë projekte që deformojnë të vërtetën historike dhe fyejnë viktimat;

17. KONFIRMON përkushtimin e plotë dhe të vazhdueshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e së vërtetës historike, si një nga shtyllat themelore të identitetit shtetëror, kushtetues dhe demokratik të Republikës së Kosovës, duke theksuar se kjo e vërtetë përbën bazën e ndërtimit të besimit qytetar, të edukimit të brezave të rinj dhe të forcimit të legjitimitetit të shtetit në planin vendor dhe ndërkombëtar; si dhe zotimin për të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm institucional dhe ligjor për të parandaluar dhe kundërshtuar çdo përpjekje për shtrembërim, relativizim apo mohimin e fakteve historike që lidhen me luftën dhe sakrificën për liri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz