BallinaLajmeRexhep Selimi: PDK-ja mund të tentojë arnimin e ndonjë qeverie

Rexhep Selimi: PDK-ja mund të tentojë arnimin e ndonjë qeverie

Të ngjajshme

Ndërrim komande në KFOR: Hetényi merr drejtimin e batalionit taktik rezervë

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, kryesoi ceremoninë e...

I dyshuari e kërcënon taksistin me thikë, ia grabit 15 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull, taksist...

Mitrovicë e Veriut: Arrestohet i dyshuari që shtirej si polic

Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut pasi...

Kushtetuesja nuk e “zgjidh” bllokadën për presidentin

Ndërsa kanë mbetur edhe shtatë ditë derisa Gjykata Kushtetuese...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka deklaruar se LVV’ja nuk do të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës por ka lënë të kuptohet se janë të gatshëm për një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ndërsa sa i përket kandidatit për kryeministër, Selimi thotë se Albin Kurti do të jetë kandidat i tyre dhe se këtë e kanë pranuar të gjithë.

Ai deklaroi gjithashtu se partia në të cilën gjendet ai e ka frikën se shtyrja e datës për shpërbërjen e kuvendit, për shkak se PDK’ja mund të tentojë arnimin e ndonjë qeverie.

“Duke e parë që faktorë brenda koalicionit të deritanishëm qeverisës kanë kërkuar kohë më shumë, kemi njëfarë rezerve që subjekti i caktuar politik duke mos qenë i gatshëm që të shkojë në zgjedhje do të tentojë që ta dështojë seancën për t’i hapur rrugë diçkaje që është e papranueshme për ne, siç është arnimi i një qeverie të caktuar” deklaroi Selimi për RTV 21.

Ndërsa sa i përket postit të kryeministrit në rast të ndonjë koalicioni me LDK’në, ai deklaroi se mediat dhe publiku e kanë rritur këtë çështje, por sipas tij është e drejtë për shkak se duan ta dinë kush do të jetë kryeministër i vendit.

“Çështja e postit të kryeministrit është çështje e shtyrë prej opinionit dhe mediave për ta ditur më herët, që është e mirëpritur pse jo, sepse duan ta dinë se kush është kandidat për kryeministër“ tha Selimi

Ndërsa në rast të ndonjë bashkëpunimi me LDK’në, Selimi tha se kandidat për kryeministër duhet të jetë Albin Kurti e jo dikush nga partnerët e tjerë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz