Reshjet e para të borës në rajonin e Ferizajt, policia apelon për kujdes në trafik
dp
Lexo edheMë pak kerozinë e deklaruar në depo doganore, por më shumë udhëtarë dhe fluturime në Kosovë
Sipas policisë, reshje bore kanë filluar në Brezovicë, Prevallë, Jezerc dhe zona të tjera malore.
Policia ka paralajmëruar për mundësinë e krijimit të ngricave dhe rrëshqitjes në rrugë, duke kërkuar nga shoferët që ta përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike, të mbajnë distancë të sigurt mes automjeteve dhe të shmangin frenimet e menjëhershme.
“Duke pasur parasysh mundësinë e krijimit të ngricave dhe rrëshqitjes në rrugë, policia rekomandon që shoferët e mjeteve të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës”, thuhet në komunikatën e Policisë Rajonale të Ferizajt.
Policia ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve në rajon.
Lexo edheMë pak kerozinë e deklaruar në depo doganore, por më shumë udhëtarë dhe fluturime në Kosovë
Po ashtu, ka rikujtuar se nga 15 nëntori deri më 15 mars, gomat dhe pajisjet dimërore janë të obligueshme për të gjitha automjetet.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në sigurinë rrugore.