Hëna e Kastorëve po vjen, ja kur do të ndriçojë qiellin
Qielli i nëntorit sjell një pamje të veçantë për adhuruesit e fenomeneve astronomike: Hënën e Plotë të Nëntorit, e njohur ndryshe si Hëna e Kastorëve.
Ky emërtim tradicional lidhet me periudhën kur kastorët përgatiten për dimër, duke siguruar strehimin dhe rezervat e tyre për muajt e ftohtë.
Emri është trashëguar nga traditat e popujve të Amerikës së Veriut.
Hëna do të arrijë fazën e plotë të martën, më 24 nëntor, në orën 15:53, sipas kohës lokale. Këtë vit, ajo do të jetë edhe një Superhënë, që do të thotë se do të ndodhet më afër Tokës se zakonisht dhe mund të duket pak më e madhe dhe më e ndritshme në qiell.

Lexo edheAmbasadori Agron Bajrami merr pjesë në seancat gjyqësore për vrasjen e Enver Hadrit në Belgjikë
Fenomeni do të jetë i dukshëm edhe gjatë mbrëmjes së 23 nëntorit, si dhe në natën pasuese, kur Hëna do të shfaqet pothuajse plotësisht e ndriçuar.
Për ta shijuar këtë pamje nuk nevojiten pajisje të veçanta astronomike, pasi Hëna mund të vëzhgohet edhe me sy të lirë, nëse kushtet atmosferike janë të favorshme.